Klevis Balliu: Ja pse protesta e opozitës nuk kishte pjesëmarrje të madhe

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klevis Balliu tha se nuk mund të pritej që protesta e opozitës e zhvilluar këtë të hënë të kishte një pjesëmarrje të madhe, ashtu siç nuk pritet të ndodh as në protestat në vijim pasi sipas tij njerëzit kanë edhe probleme të tjera dhe nuk mund të vijnë nga qytetet e tjera.

Klevis Balliu tha se më e rëndësishme se numrat e protestuesve në këtë rast është kauza e protestës, a është ajo e drejtë apo jo.

“Tani për një protestë që është bërë, unë e them duhet bërë çdo ditë e çdo natë. Ju e caktuat numrin që 300 paskan qenë, ynë që merrem me këtë punë nuk e caktoj dot. Unë po them 3 po të ishin, a dalin aty? A është kauza e tyre e drejtë? Shumicën e ka pasur edhe Hitleri, por nuk justifikohen krimet e tij. Kauzën a e kishin të drejtë protestuesit që ishin aty? Këta protestues do jenë ata që do dalin aty edhe të enjten, në orën 9 të mëngjesit do dalin para parlamentit. Mendoni ju se këto do jenë protesta me qindra mijëra njerëz? Njerëzit patjetër që kanë probleme, patjetër që s’do nisen nga Vlorë e nga Dibra, do jenë nga Tirana. Po të donim e bënim të shtunën pasdite, e mbushnim sheshin plotë”,-tha Klevis Balliu per Euronews Albania.

Zjarr Tv Ad