Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një komunikimi që pati sot me gazetarët, ndër të tjera u pyet edhe në lidhje me kërkesën për ashpërsimin e masës për Sali Berishën, që pritet të miratohet nga Kuvendi e më pas Prokuroria e Posaçme e ka rrugën e hapur.
“Mbetet në vlerësimin e prokurorëve të çështjes”, ka deklaruar ai.
Dumani nuk ka dhënë më tepër detaje, nëse prokurorët e çështjes do të kërkojnë masën ‘arrest shtëpie’, apo ‘arrest me burg’.
Ai tha se çështja u përket prokurorëve dhe se ai do të firmosë vetëm shkresën përcjellëse, si kreu i SPAK.