Gazetari Arian Çani zbuloi në “Now me Erla Mëhillin” disa nga arsyet pse ndaj ish-kryeministrit Berisha do të caktohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sipas Çani e para një masë e tillë bëhet për t’I ulur hundën Berishës, por dhe për të testuar sa janë aktiv mbështetësit dhe simpatizantët e tij.
Ai shtoi se një arsye tjetër është dhe marrja e selisë së PD dhe dhënia e saj Luzim Bashës si kryetarin që njeh gjykata të Partisë Demokratike.
“Berishës do i heqin të drejtën e komunikimit, do ta izolojnë dhe nga rrjetet sociale.
Por Berisha ka një plan, do futet inteligjenca artificiale në lojë, do shohim një robot që do t’u flaës me zërin e Berishës shqiptarëve.
Berisha do vazhdojë të jetë i izoluar për aq kohë sa selia të merret godina. Do duhej luftë e madhe për ta marrë selinë me Berishën brenda fizikisht. Do hiqet Berisha, do lihen të tjerët që nuk kanë aq fuqi sa Berisha dhe do ta marrin selinë t’ia japin Lulit që i takon me ligj.
Rama s’merret me këto detaje, e bëjnë këta të tjerët. Dhe godina do kthehet te i zoti. Arresti I shtëpisë do vazhdojë sa të zgjidhen të gjitha këto. Nuk po bëhet vetëm për këtë, por është dhe për t’I ulur hundën, për të testuar a ekziston më “Berishizmi”. Janë shumë arsye në lojë është edhe godina e PD.
E dini ju që po u izolua e imagjinoni çfarë do të ndodhë aty në Partinë Demokratike. Të gjitha skenaret janë poshtërime për Berishën”, Çani.