Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, foli për situatën politike të PD-së.
Duke bërë një bilanc për PD-në gjatë vitit 2023, ajo tha se partia e nisi vitin më të përçarë, por tani është më e bashkuar se kurrë.
“PD e nisi vitin më të përçarë dhe është më e bashkuar. Po e përfundoi viti duke demaskuar këtë pseudo parlamentarizëm. Sot ka më shumë bashkim të demokratëve dhe demaskim të qeverisë.”, u shpreh deputetja demokrate.
Demokratja Zhupa u ndal te mosbindja, ku tha se protestat e thirrura nga opozita nuk lidhet me emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, por u zhvillua për mbrojtjen e ligjit dhe Kushtetutës.
“Mosbindja civile dhe protestat tona nuk lidhet me emrin e zotit Berisha. Protesta e fundit ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo nuk ndodhi se Berisha do të jetë mbi ligjin, por nuk do që të jetë nën ligjin. Militantët janë të motivuar më shumë dhe këtë e kuptojmë tek strukturat. Protestat janë një nga elementët që militanti vjen dhe shpreh mbështetjen e tij”, tha më tej Zhupa.