Drejtësia, sado vegël qorre të bëhet, është shumë e vogël të përballet me shqiptarët

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ndriçim Kulla

Skenari për të mbrojtur pushtetin e diktaturës me çdo mjet po vazhdon serinë dhe me çfarë po duket çmimi i pushtetit po i bën karakatina të gjitha intucionet e këtij shteti, sidomos drejtësinë, e cila ishte jo e përkryer, por sidoqoftë funksiononte me difektet e saj .

Po ndodh ajo që pritej , prej mëndjes së pa epur prej të korruptuari dhe inkriminuari të këtij njeriu. “Berisha po çohet në burg, Berisha mori dënimin e merituar, mori shpërblimin e atyre që kishte bërë, dhe më në fund drejtësia fitoi.”

Janë këto fjalë që shpërndan propaganda që i shërben ruajtjes së regjimit, i cili i ushqen me bordero të veçanta dhe përpiqet energjikisht tu bëjë jehonë te njerëzit. Ndonëse kuptohet, se ajo që po bën drejtësia është e manipuluar prej pushtetit, përsëri, për hirë të

ndershmërisë intelektule, le ti analizojmë.

Berisha as sot e as gjithë këto kohë, kurrë nuk është thirrur nga SPAK, madje as këtu e tre vjet që gjoja qenka hetuar prej tij.

Nuk dihet ende se çfare akuze ka. Berishës ende nuk i jepet asnjë prove, asnjë fakt, për asgjë dhe nuk dihet pse po denohet.

Dhe nëse kjo quhet fitore e ligjit dhe drejtësisë pa asnjë akuzë, nuk është më jo vetëm as si fitore e Pirros, por as si një fitore marrëzie. Ajo çfarë po ndodh me burgosjen politike të Berishës është humbja poshtëruese e arsyes dhe dinjitetit e të gjithë atyre që gatuan së bashku çorbën e prishur të “non- gratës” së tij dhe duke mos ditur si ta servirin si të vërtetë në sytë e shqiptareve po kalojnë nga gabimi në faj, nga faji në mëkat, e tani nga mëkati në një dëm të madh kryesisht për popullin shqiptar, aspak për personin Berisha.

Ka dyshime shumë të arsyeshme se burgosja politike e Berishës është një projekt i bashkuar i kreut të regjimit me segmente të administrates amerikane të ndikuar nga Sorrosi, të cilët për motive hakmarrëse u vret syrin ekzistenca e tij në politikë, duke sfiduar kështu hapur vullnetin demokratik të shqiptarëve që e votojnë.

A e mbani mend me sa pompozitet dhe gjëmë ishte shkruar letra e non-gratës?! Berisha akuzohej për minim të demokracisë dhe korrupsion sistemik!

Ku u shkrinë si sheqeri në ujë të gjitha akuzat shumë të rënda në seancën e pare gjyqësore prej SPAK , ku lideri i opozitës akuzohet se nuk i qe bindur një urdhëri anti-kushtetues, e nëse shkojmë më thellë, në akuzën e parë përmendeshin vetëm vendime të qeverise dhe te parlamentit kundra tij.

Po faktet aq të mëdha që mund të justifohet non-grata e tij ku janë? U mbars mali e polli nje mi ose më mirë mijush, se i tillë duket ky prokuror i SPAK në dredhjet dhe përdredhjet e tij proceduriale, si për të gjetur gjilpërën në kashtë e për t’ia arritur qëllimit final: Berisha me çdo kusht në burg pa na dhënë një provë, se duhet larë fytyra dhe duhet ngrenë me bukë të thatë turpi i madh i blerjes që Edi Rama i bëri kësaj non- grate .

Një sjellje e barazvlefshme me inkuzicionin fetar të mesjetës. SPAK po zbardhet qartë, se ka tre vjet kohë që zhbirilonte në detaje mos gjente ndonjë gjurmë në historitë e punës ,veprave dhe akteve berishiane gjatë kohës së pushtetit, për t’i shpëtuar nderin dhe fytyrën gatuesve të çorbës së non gratës si dhe minimit të demokracisë dhe korrupsionit.

Po çfarë na tha e për cfarë e akuzoi me në fund kjo drejtësi zotin Berisha? Për asgjë të tillë. Madje për asnjë gjë me prova dhe fakte.

Atëherë çfarë burgosje është kjo që po i bëhet ?! Për Berishën që nuk ka për t’u përkulur kurrë, ky nuk është dënim, përkundrazi.

Kjo drejpërdrejtë është ndëshkim hakmarrës për demokracinë shqiptare, për popullin shqiptar, me shpresë për të dobësuar opozitën dhe për ti zbehur shpresën.

Duke ia lehtësuat punën dhe jetën pushtetit, nuk dënon dhe burgos korrupsionin sistemik të rregjimit që po shpopullon Shqipërinë. Me kë janë vallë europianët apo amerikanët(e kam fjalën ju të sotëmit ) të cilët si një sy i tretë që sodisin këtë panoramë të turbullt në të cilën po i bëhet varri demokracisë për të ruajtur pushtetin edhe më tej, vallë me shqiptarët apo me përligjijen e rregjimit?

Kush gëzohet sot që po varroset drejtësia dhe po pushkatohet pa gjyq lideri i një opozite 10 vjet jashtë pushtetit dhe politikës? Kush përfiton nga kjo urgjencë e pakuptimtë dhe e qëllimtë e shkatërimit te aksionit opozitar që nga koha e non-gratës ? Askush përveç Sorosit dhe Edi Ramës, dy gatuesit e drejtësisë së re hakmarrëse, të cilët sot , të turpëruar për të shpërlarë fytyrën e nxirë prej korrupsionit të shitblerjes se non- gratave, që u zbuloi dhe do shpalos edhe më mire gjyqi i paralajmërur i Mcgonigalit për çështjen shqiptare në shkurt të 2024 , po përpiqen me çdo mjet të përjetojnë padrejtësinë e gatuar me një padrejtësi të re.

Nuk është Amerika kjo e kësaj administrate aktuale, Amerika e Ëillsonit , i cili është shumë i dashur për ne shqiptarët, sepse na ngjizi dashurinë e madhe për Amerikën.

Nuk është kjo Amerika e Reganit, e Klintonit, e Bushëve etj. Kjo është Amerike e padrejtë me ne, së paku për gjysmën e popullit shqiptar. Guxoj të shprehem hapur, madje shumë e padrejtë, sepse ka prishur me pandershmërinë e saj me ndërhyrjet në politikën e brëndshme ekulibrin social politik të shqiptarëve.

Njerëzit po ikin një nga një, sepse ky kryeministër i vetë pagëzuar si mbret po ushtron pa iu drudhur qerpiku, nën mbrojtjen indirekte amerikane dhe heshtjen europiane luftën e klasave, në mënyrë krejt mizore si dikur etërit e tij, këtu e 10 vjet me radhë.

Askush nuk mund ta lajë fytyrën prej mëkateve të veta me fatin e një populli të tërë. Mëkatin e një non- grate të paqënë askush, as kjo administratë e miqve më të mëdhenj të Shqipërisë, nuk mund ta fshijë me një tjetër seri mëkatesh. Një opozitë nuk mund të vritet kështu. As një pretendim për gjoja qarkullim elitash nuk mund të krijohet kështu, pa kushte e pa projekt breznie. Kësaj i thonë lojë e pistë në kurriz të shqiptarëve, që nuk ka shqiptar që ta pranojë e të nënshtrohet. Demokracia dhe pluralizmi janë shumë më shumë se Berisha, pavarësisht se ai sot është simboli i qëndresës së tyre. Ndaj drejtësia, sado vegël qorre që po bëhet, është shumë e vogël të perballet me ta. Ajo Berishën mund ta dënojë siç po orvatet ta bëj krejt padrejtësisht , ndoshta mund të orvatet edhe ta varë në litar siç dëshiron kryeministri me mikun e tij Xhorxh Sorros dhe mikeshën Yuri Kim, por jo demokracinë dhe pluralizmin shqiptar. Në mbrojtje të tyre do të jetë gjithë populli shqiptar, i majtë dhe i djathtë, që do drejtësi, barazi dhe një standard për çdo krim korrupsioni dhe demokracie.

Zjarr Tv Ad