“Berisha nuk respektoi kërkesat e SPAK, ndaj shkoi në këtë pikë”, Kulluri: Konflikti mes demokratëve do të zgjidhet kur…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit rreth Partisë Demokratike dhe opozitës.

Kulluri u shpreh se qëndrimi i Gjykatë së Lartë sa i përket vulës së Partisë Demokratike nuk e zgjidh konfliktin pasi nuk ka ende një vendim të formës së prerë, për të cilin do të duhet të pritet fjala e Gjykatës së Apelit.

Sa i përket hetimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana e SPAK, ai tha se çështja shkoi deri në marrjen e masës së arrestit shtëpiak për shkak se ai ka thyer masat e mëparshme të kërkuara nga drejtësia.

Ai theksoi se pretendimi i Berishës së gjatë qeverisjes demokrate nuk ka pasur korrupsion nuk qëndron pasi sipas tij ka pasur segmente të prekura nga ky fenomen.

“Ky është një hap i qartë i Gjykatës së Lartë për të korrektuar punën e Apelit që nuk i dha drejtim mosmarrëveshjes mes dy palëve për logon e PD. Gjykata ka lënë sërish në fuqi Kuvendin e 21 korrikut sepse nuk ka një vendim të formës së prerë.

Nuk kemi asnjë lajm të ri, pra nuk ka një vendim të formës së prerë që të themi se konflikti u zgjidh përfundimisht. Se kur do të vendoset përfundimisht, do të varet nga Gjykata e Apelit. Ka shumë fluks çështjesh.

Berisha dhe kushdo tjetër duhet t’i nënshtrohemi vendimeve të gjykatave, ose përndryshe nuk do të njohim sistemin, të marrim armët dhe të rrëzojmë sistemin juridik. Nuk ka arsye për këtë dhe mendoj se kjo epokë është mbyllur. Berisha nuk ka mbajtur një qëndrim koherent, duhet të qartësohet për një gjë.

Këtu ka një person të marrë në hetim, nuk është akuzë. Duhet të ulim pak tonet sepse nuk ka një tragjedi. Çështja shkoi në këtë pikë sepse ka thyer masat e mëparshme të kërkuara nga SPAK. Gjithë këto janë të pavenda, kur Berisha do ketë mundësinë të apelojë në gjykatë deri në Strasburg.

Pretendimi i Berishës që gjatë qeverisjes sonë nuk ka pasur korrupsion nuk qëndron, Ka pasur segmente të prekura nga korrupsioni gjatë asaj kohe. Ato i di prokuroria, ka disa çështje në hetim. Të themi se qeveria jonë ka qenë imune ndaj korrupsionit nuk më duket e drejtë.

Nëse marrim votat, ato të 14 majit treguan se kurba e Berishës është në rënie të dukshme, për arsye të qarta. Berisha bëri një gabim të rëndë, mos reagimi i tij në vitet 2017-2021, kur partia ishte në krizë të plotë. Punët ishin shumë keq, Berisha ishte protagonist i dorës së parë në dështimet e njëpasnjëshme. Ai u zgjua vetëm kur u cenua personalisht”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad