Kontrollet në banesën e ish-ministrit, flet Ilir Beqaj: Deri tani s’ka asnjë provë faji! Erdhën dhe më treguan…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sot para oficerëve të Policisë Gjyqësore, pasi po hetohet për dyshime të shpërdorimit të detyrës në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Beqaj ka folur dhe me gazetarët, ku është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë provë faji ndaj tij.

“Deri tani nuk ka asnjë provë faji. Pa dyshim në sistemin e drejtësisë edhe unë jam i detyruar të pres vendimin e gjykatës”, tha Beqaj.

Ish-ministri u pyet edhe për hetimin pasuror, ku së fundmi u kryen kontrolle në banesën e tij dhe në disa kompani farmaceutike.

“Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën dhe bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate për hetimin ndaj një personi tjetër”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad