Kalimi i parregullt në rrugë, policia nis gjobat ndaj qytetarëve

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka nisur ditën e sotme gjobitjen e këmbësorëve që ecin në mënyrë të parregullt në rrugë. Mësohet se disa qytetarë janë gjobitur ditën e sotme me vlerën 1000 mijë lekë të vjetra, pasi kanë kaluar rrugën me semafor të kuq ose jo në vijat e bardha.

Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Zjarr Tv Ad