“E bullizonin prej një viti në Tik Tok”- Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares që vrau veten: Festuam Vitin e Ri në rregull. Më pati thënë se nuk e përballonte dot foton që…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares e cila vrau veten duke pirë fostoksinë, pasi prej një vitit bullizohej në rrjetin social “tik tok” nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi Xh. Loka, i cili ishte emigrant dhe kishte ardhur në Shqipëri më datë 27 dhjetori është shprehur se gruaja e tij ka pasur stres ankth kohët e fundit dhe ishte mjaft e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, k e fyenin dhe ofendonin.

Ai shprehet se bashkëshortja e tij një vit më parë kishte bërë kallëzim në polici, por nuk ishte marrë asnjë masë.

Bashkëshorti i viktimës, thekson se B.Loka nuk pasur shqetësime një ditë para ngjarjes, ku kanë festuar Vitin e Ri normalisht, por ajo kohë më parë i kishte se nuk po e përballonte dot faktin që i kishin publikuar një foto

“27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj, dhe për këtë ka bërë kallëzim penal… natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri.

Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, ka deklaruar.

Zjarr Tv Ad