Reshjet e dëborës në juglindje të vendit, ja akset problematike dhe zonat pa energji elektrike

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përgjatë mëngjesit të sotëm (7-8 janar) juglindja e vendit është përfshirë nga reshje dëborë.

Mësohet se segmentin rrugor Shtyllë- Panarit dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe vijon të bjerë ende.

Në këtë zonë është punuar intesivisht për të mos u bllokuar pasi dje dëbora shënoi një trashësi prej 50 cm ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit ka shtuar dhe 10 cm të tjera.

Në këte zonë janë dërguar dy fadroma për të pastruar rrugën, i cili kalohet vetëm me zinxhirë.

Në segmentin Boboshticë Dardhë gjatë natës ka pasur reshje dëbore ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5 cm.

Borëpastrueset kanë qenë në terren për pastrim dhe kriposje dhe në këtë aks nuk paraqiten probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve por shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe duhet t’i pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.

Në fshatra të tjera si Voskopoja apo Vithkuqi ka pasur reshje dëborë me trashësi që varion nga 2 deri në 5 cm.

Sipas autoriteteve, kalimi në këto zona bëhet pa zinxhirë por rekomandohen goma dimërore.

Edhe në zonën e Malqit fshatrat e thellë malorë u përfshinë nga reshjet e dëborës.

Rruga lidhëse Lozhan-Moglice gjithashtu u përfshi nga reshjet në të cilën është punuar edhe gjatë mbrëmjes por edhe gjatë mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje, aktualisht qarkullimi bëhet normal në këtë rrugë por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore.

Ndërkohë edhe në Devoll reshje dëbore janë regjistruar në fshatrat buzë Moravës, më shumë në Arrzë dhe Sinicë me trashësi 2deri në 5 cm.

Momentalisht akset janë të hapura dhe kalohen pa zinxhirë.

Probleme me energjinë:

Sipas informacionrve nga OSHEE- Dispeceria Rajonale Korçë

-Fidri Vithkuq Nst Rehove me max,11 kabina 150 abonente pa energji,zona Lekas.

-Fidri Kom 3 Nst Maliq me max+ toke,4 kabina 169 abonente pa energji,Nice,Sterkanj, Derdushe.

-Fideri 17 NST Korce pjeserisht me tension, 8 abonente pa energji, kabina, Bulgarec 4 .

-Fideri 2 NST Erseke pjeserisht me energji, 169 abonente pa energji,fshatrat Media, Zharkanj, Navosele.

-Hidrovori Pogradec është në gjendje pune.

Zjarr Tv Ad