Arben Ahmetajt iu hoq mandati i ligjvënësit, deputetja e PS-së: Janë respektuar procedurat ligjore, njësoj si për të gjithë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i është hequr sot mandati si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, pasi prej 6 muajsh ndodhet në arrati, duke mos u paraqitur në seancat plenare.

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti u shpreh sot në “Kjo Javë”, në News24, se lidhur me procedurat për Ahmetajn, është vepruar si me çdo rast tjetër.

“Ka pasur një sërë elementësh procedural. Do mblidhet komisioni i mandateve dhe më pas kalon në KQZ, për të parë se kush do të vijë në Parlament. Respektimi i procedurave ligjore në Parlament, ka shërbyer shumë që të japim një mesazh që duhen ndjekur procedurat. Nuk është vepruar ndryshe, thjeshtë pjesa procedurale”, tha Gjylameti.

Zjarr Tv Ad