“Federata e opozitës, është e pamundur”, Ibsen Elezi: Nuk do të sjellë ndryshim, u mundën në 2021. Janë parti pa rregulla

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se krijimi i një federate të opozitës, një ide e partive të vogla, është e pamundur, por edhe nëse opozita do të bashkohej, nuk do të sillte ndryshim.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se partitë e vogla dhe Partia Demokratike, janë forca politike pa rregulla. Sipas Elezit, këto parti ishin bashkë në koalicion në vitin 2021 dhe humbën, ndaj kjo nuk mund të funksionojë.

“Nisma që propozojnë partitë e vogla është në interes të tyre, por nuk sjell ndryshim. Partitë e vogla dhe copat e Partisë Demokratike, në përballjen me Partinë Socialiste, me këtë situatë dhe konfigurim që kemi përpara, kanë shanse shumë të pakta. Janë parti pa rregulla, si të mbledhësh në një fshat shtëpi pa rregulla.

Rregullat i kanë prishur këto. Aty vidhet vota, kryhen veprime që nuk kanë asnjë lloj transparence, mungon debati, fjala e lirë. Garat kanë një bashkësi rregullash, nuk ekziston ky koncept. Partitë e vogla janë parti kryetarësh. Nuk krijojnë imazh pozitiv para elektoratit. Këta janë bërë si disa të sëmurë që nuk dinë nga ta kapin problemin. Nëse bashkohen bashkë, nuk sjell asnjë ndryshim. Këta ishin bashkë në 2021.

Nuk e mashtrojnë dot elektoralin, as demokratët. Gjithë plehrat bashkë, një strategji e Edi Ramës, nuk mund ta kopjosh atë. Nuk përbën risi nëse ftojnë njëri-tjetrin. Këta janë groteskë të gjithë në këtë lojë që po bëhet. Berisha në një krah duke mbledhur njerëzit besnikë të tij dhe Basha nga ana tjetër nga ngritur ata anti-Berishë, kjo është në interes të Berishës. Berisha është i kënaqur nga kjo tablo”, theksoi Elezi.

Zjarr Tv Ad