Gjokutaj zbulon prapaskenat e arrestit të liderit të opozitës

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj zbuloi prapaskenat e arrestit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Gjokutaj u shpreh se liria e një deputeti nuk mund të barazohet me lirinë e një individi të zakonshëm sepse ka tjetër peshë specifike, për shkak të funksionit të zgjedhur.

“Ju e dini që në vitin 2020 është bërë një kallëzim që kishtë të bënte me falsifikim , me ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe me pretendimin që kët pronarët e tokës që Berisha i ka ndihmuar dhënrin si një pronar real, këta ishin shpronësuar nga italianët, e histori të kësaj natyre.

Gjithë ky kallëzim është i rremë, sepse janë dokumentet faketet dhe unë mbaj përgjegjësi ligjore për këtë që them, jo morale. Të gjitha dokumentacioni përgënjeshtron gjithë këtë.

Pra hetimi sot, për të cilin akoma nuk dimë gjë pse po bëhet, i referohet një kallëzimi të rremë. Është shumë interesate se si, sa herë rritet temperatura politike, regjistrohet çështja, dhe i vihet masa e sigurisë zotit Berisha.

Ju i dini këto. Sigurisht ne morëm pjesë në atë proces për të zbuluar, identifikuar dhe për të parë shkeljet ligjore që egzistonin dhe gjëja e parë që aty bënte ‘muu’ ishte fakti që SPAK nuk i drejtohet Parlamentit për të marrë lejen për dhënien e autorizimit por e bëri drejpërdrejt me gjykatën, të cilës nuk i bëri përshtypje kjo që detyrimi i paraqitjes, dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë cënime, dhe heqja e lirisë .

Dhe keni parasysh dhe diçka tjetër, “liria e një deputeti nuk mund të barazohet me lirinë e një individi të zakonshëm sepse ka tjetër peshë specifike , për shkak të funksionit të zgjedhur”, tha Gjokutaj per Syri tv.

Zjarr Tv Ad