Vajza e mjekut Roland Xhaxho, ku vogëlushi Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes që kreu aty, ka reaguar lidhur me një lajm që qarkulloi në lidhje me licencën e saj.
Me anë të një postimi në Instagram, Ina Xhaxho e ka hedhur poshtë këtë lajm duke thënë se është e pamundur të funksionosh si spital për 12 vite pa pasur licensë. Po ashtu Ina Xhaxho nuk i ka kursyer ofendimet ndaj gazetarëve dhe mediave që publkuan dhe nxorrën dokumentet se kjo klinike ishte pa licensë.
“Në fillim babain ma bën dentist, pastaj kirurg, derisa mësuan termin kardioanestezist. Pastaj klinikë kërpudhash, derisa mësuan se jemi spital. Pasi Inën e bëtë kriminele, doli që Ina nuk ka qenë fare prezente gjatë kohës së ndërhyrjes. E ndërsa tani, të gjithë gjobaxhinjtë, të cilët nuk morën asgjë nga ne, ngelën pa lajmë nxorrën një tjetër lajm. E në fakt a të lejojnë 12 vite të punosh në spital pa license? O ju gazetarë që keni diploma vazhdoni dhe bëni lajme. O popull i keqinformuar mediatikisht mos mallkoni kot pa ditur të vërtetën, se kriminel quhet dhe ai që mallkon”,shkruan Xhaxho.