E quajti zagar dhe shërbëtor të regjimit, Lulzim Basha i përgjigjet Gazment Bardhit: Turp për këta burrecë të vegjël, janë të dobët

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigjet Gazment Bardhi, i cili në debatet e ashpra në Komisionin e Medias me deputeten Flutura Açka dhe Merita Bakiu e quajti atë “zagar dhe shërbëtor të regjimit”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha quan Bardhi dhe Nokën burrecë të vegjël që janë shumë të dobët duke sulmuar zonjat me dhunë verbale.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

“Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do push tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa”, tha Gazment Bardhi gjatë debatit të shpër me deputeten Merita Bakiu.

Zjarr Tv Ad