Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari Mentor Kikia tha në “Now me Erla Mëhillin”, se duhen monitoruar proceset zgjedhore gjatë zhvillimit të fushatave.
Sipas tij duhet të shikojmë se sa para shpenzojnë politikanët gjatë fushatave, pasi në këtë moment kuptohet sipas tij nëse ata po zjellin “para të zezë”.
“Audituesi që merr KQZ-ja pas zgjedhjeve është thjesht një kalkulues faturash. Problemi është se partitë kanë nevojë jo të auditohen pasi kanë mbaruar zgjedhjet, por të monitorohen gjatë procesit zgjedhor.
Sa para shpenzojnë për reklama, sa para shpenzojnë nëpër fushata. Këtu do zbulohet nëse kanë depërtuar “para me thasë”, para e zezë, qoftë nga vetë kandidati, qoftë në nivel partie për të ushqyer këtë makineri gjigante”,-tha Mentor Kikia.