Balliu: Açka ka ardhur kallup nga hiçi! Të largohet nga loja e Ramës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klevis Balliu, i ftuar në News24 i është përgjigjur deputetes demokrate Flutura Açka, e cila u përfshi në tensionet në Komisionin e Medias me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.

Balliu u shpreh se kur ai është hequr nga lista për deputet nuk i ka dalë PD-së apo Bashës kundër, por e ka mbështetur edhe më shumë, ndërsa shtoi se Açka nuk ka qenë në Partinë Demokratike.

Sipas tij ajo “ka ardhur kallup nga hiçi” në radhët e demokratëve.

Sakaq, ai u shpreh se ai i bën thirrje jo vetëm Açkës por të gjithë deputetëve që të largohen nga ajo që ai e cilësoi si “lojë e Ramës”, duke iu referuar PD-së zyrtare.

Zjarr Tv Ad