Jamarbër Malltezi ka dalë nga ambientet e Porkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organuar, ku u pyet në lidhje me dosjen e hetimore për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.
Duke folur për mediat, Malltezi ka deklaruar se u pyet në cilësinë e personit nën hetim për këtë çështje, teksa përsëriti akuzat se ky hetim, është një sulm politik. Malltezi shtoi se depozituar disa porva në SPAK, kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
“Mbi bazën e disa gënjeshtrëva, presion që i ka bërë Edi Rama SPAKUT. Janë presione politike.. SPAK ka refuzuar të pranojë cd me këto kallëzxime, ekspertizën kontabël. Edi Rama fshihet. I dhash edhe këto tjerat. Denoncimi i PD-së për tjketrësimin e pronave, kulla 40 e ca katëshe. Këto dokument nuk i kanë bërë pjesë e dosjes. Zonën e ka bërë urbane me parametra. Nuk kam qenë asnjëherë zyrtar, nuk ke asnjë gjë, momenti kur ti kërkon larje parash por nuk pranon ekspertizën kontabël. Pati qëndrime të pa denja, që ka arrestuar një njeri pa e pyetir fare. Ia thash në sy. Është politike, filloi nga Balla. Prokurorët janë në konflikt interesi. Kanë mbi tre vite hetime. Ka pasur urdhra politik nga Edi Rama. Nuk guxuan t’i merrnin, për denoncimin që ka bërë PD për tjetërsimin e pronave në të gjithë Tiranën. Nuk kanë preferuar t’i marrin këto dokumente. Frika ndaj Ramës dhe Taulant Ballës mbizotëronte”- tha Malltezi.