Kaosi në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për 19 deputetë të opozitës

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partisa Socialiste ka kërkuar marrjen e masave disiplinore për 19 deputetë të opozitës nga Komisioni i Etikës, pas kaosit të krijuar në seancën e kaluar plenare.

Mazhoranca kërkoi masë disiplonore për deputetët: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

Ata i akuzuan se bllokuan foltoren dhe shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

“Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmuese në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që Kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ato vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e depozituar.

Gjithashtu shprehen se skenarët pengues të veprimtarisë parlamentare nga deputetët e opozitës kanë vijuan edhe në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore më 26 Janar, duke bllokuar sallën ku do të zhvillohej mbledhja duke mos lejuar deputetët e mazhorancës të uleshin në vendet e tyre.

“Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve si dhe i’u drejtuan me tone të larta deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroj që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht”, pretendon mazhoranca.

Zjarr Tv Ad