“Rama ka dhënë tokën e detin”, paralajmërimi i Ahmetajt: Shqiptarët do llahtarisen kur…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj, prej muajsh në arrati theu heshtjen në një intervistë për gazetarin Çim Peka. Ahmetaj tha se ai është nuk është arratisur nga vendi dhe as nuk e ka ndihmuar njeri që të largohet, por ka qenë me familjen e tij jashtë Shqipërisë në kohën që është kërkuar heqja e imunitetit të tij.

“Dua të sqaroj të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin, pretendon. As më ka lejuar njeri të largohem, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Në momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data 8 ose 9 korrik. Unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi. Shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që dolën para SPAK. Jo, ka filluar shumë më herët”, – deklaroi Ahmetaj.

Sipas tij, Edi Rama ka dhënë tokën, ajrin, detin dhe leje duke ngrënë qofte te veranda.

“Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu, por shumë. Gati 10- 15 veta. Unë jam ai që po, e kam pirë kafen me Mirelin, por letra për interesin publik ka qenë atje e zeza mbi të bardhë. Unë vij këtu si një njeri që pas 3 muajsh i është kërkuar të arrestohet. Unë jam një njeri që jam persekutuar familjarisht dhe politikisht. Kam një jetë që punoj për të mos firmosur gjëra që cenojnë integritetin zyrtar, timin personal dhe të familjes sime. Ia arriti Edi Rama ta bëjë këtë bashkë me Robespierin. Më nxori në pritë. Të të jap një shembull. Të kërkoj ndjesë se të duket se të sulmoj, por nuk të sulmoj. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktual. Doli me dinjitet ashtu siç duhej dhe tha ‘policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg’. E drejtë, po Ben Ahmetaj pse duhet të jetë në burg. Pse nuk e ngriti zërin ministri. Pse? Pse duhet të jetë? E lexove dosjen 320 faqe. Po dosjen e kompanisë amerikane nga më prestigjiozet, 480 faqe. Po të investigohet Tirana, sqarohet pazëlli. Pse SPAK nuk u shkon pas parave, cila është arsyeja që merret me pllaka banjash e kuzhinë. Pse, sepse zbulohet kush i merr këto para”, – tha Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad