Mandati i Xhaçkës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: E paimagjinueshme, po vënë në pikëpyetje…

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, në një deklarat për mediat, është shprehur se “është e paimagjinueshme në një shtet ligjor” që Kuvendi të vendoset në pikëpyetje zbatimi i vendimit të GJK nga ana e Kuvendit për deputeten Olta Xhaçka.

Zaçaj deklaroi se vendimet e GJK-së janë të formës së prerë dhe duhet të zbatohen, pasi nuk ka ekuivok ndaj tyre, duke shtuar se “kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen”.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme.

Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, tha kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.

Zjarr Tv Ad