“Ndjej keqardhje për veten, që kam mbështetur Bashën!”/ Gjekmarkaj: Sillet sikur erdhi nga hëna!

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj, e quan grupimin e vogël të Lulzim Bashës në PD, si “opozitë të emëruar”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Gjekmarkaj tha se ndjen keqardhje për veten që e ka mbështetur dikur Bashën dhe sot e sheh në pozita qesharake, kur bën sikur është një politikan i ri, ndërkohë që ka 20 vite në poste të ndryshme dhe kryetar i opozitës.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Lulzim Basha thotë mumjet, domethënë politikanët. Thotë edhe për analistët, që nuk njohin realitetin. Ky duket sikur ka ardhur dje. Ai ka 20 vjet. Ka marrë opozitën dhe ka shkëlqyer për të humbur. Tani thotë mumjet dhe analistët. Çfarë kupton nga ky? Këtij i ka lënë i gjati vulën.

Agron Gjekmarkaj: Kam një sërë ndjesishë sepse unë e kam mbështetur, sepse kam mbështetur opozitën, kam dashur të bëhet kryeministër. Ndjej keqardhje për veten, kur e shoh që shfaqet në pozita qesharake, sikur erdhi dje nga hëna dhe nuk ka 20 vite që ka pushtet. Kjo është karma që i kthehet doktor Berishës. Në 2013, kur prishi garën për ta bërë Lulin kryetar, e mbajti në 2017 dhe në 2021 dhe tani është kryetar i opozitës së emëruar dhe të vogël dhe tani flet për mumje.

Ylli Rakipi: Njëherë bëra fjalë në emision edhe me Shabanin, i ramë në qafë kot atij. Të dalin këta që kanë dy vjet, Shabani dhe Qori dhe të thonë këtë gjë, dakord. Por kur del edhe ky Luli që ka 20 vjet dhe thotë këto gjëra…

Neritan Sejamini: Nëse ka një mësim që mund të merret edhe nga zoti Basha, është mosndryshimi. Kur një organizatë ndeshet me humbje, ndryshon dhe ecën përpara.
Ajo që ka ndodhur me zotin Basha, është që asnjëherë nuk e ndryshoi qasjen ndaj politikës, të njëjtat fjalime, programe, skema. Edhe sot ka të njëjtën mënyrë. Edhe partia e sotme, imiton ato që ka bërë zoti Basha. Njësoj bëhet Kuvendi Kombëtar. Atëherë bëhej çadra, bëhet edhe sot. Bëheshin makinacione në Kuvend, bëhen edhe sot. Zoti Basha ka të njëjtën taktiktë dhe tregon mungesën e tij të të kuptuarit të politikës. Një organizata, individ, parti apo shtet, që nuk ndryshon, nuk ecën përpara. Në psiqikën e vetë, PD, vlerësohet qëndresa dhe besnikëria, jo ndryshimi. Edhe sot Zoti Berisha falenderonte “qëndrestaret”.

Zjarr Tv Ad