Lobimi i Ahmetajt në SHBA, analisti Sulo “zbërthen” dy qëllimet: Ja çfarë synon ish-zv/kryeministri në betejën ndaj Ramës

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arion Sulo ka komentuar informacionin e dalë pak ditë më parë se Arben Ahmetaj ka paguar një kompani amerikane për të lobuar.

I ftuar në studion e emisionit “Open” Sulo zbërtheu dy qëllimet që mund të ketë ish numri dy i qeverisë, duke theksuar se është një paralajmërim për qeverinë.

“Ky lobim ka dy qëllime, i pari po troket dhe e dyta paralajmëron qeverinë me të cilën e ka luftën dhe thotë që jo vetëm nuk hesht, por shkoj në Departamentin e Shtetit që ka jo vetëm SPAK-un, të themi edhe mbarëvajtjen në Shqipëri të gjësë. Së pari thotë ai, po interesohem për dosjen time, së dyti do denoncoj gjëra që kam parë, kemi bërë bashkë gjatë 20 viteve bashkëpunim.

Ky është nënteksti i gjësë. Qëllimi i parë është SHBA dhe SPAK. Sado të ketë thënë i ngarkuari me punë që SPAK-u është xhevahir. Saimir Tahiri u dënua se ndenjën dy përfaqësues të ambasadës amerikane atje dhe dosja ishte ajo që ishte se u ndërrua akuza. Dosja e Ahmetajt nuk është ndonjë hetim që e kanë vënë me shpatulla për muri. Më rëndësishme është qëllimi i tij ndaj Ramës dhe ndaj kësaj qeverie.

Duke çuar dosjen atje dhe duke thënë se akuzat janë politike e përfshinë edhe kryeministrin. E faktuar kjo nga brenda llojit dhe jo më nga opozita. Përveç kësaj, Ahmetaj tha se ka një opinion të një studio ligjore prej 400 faqesh që e kanë shpërndarë. Sigurisht e paguar edhe nga ajo. E ka sjellë edhe te ministri i Drejtësisë dhe ka thënë nuk ka marrë përgjigje”, tha nder të tjera Sulo.

Zjarr Tv Ad