Nga sheshet nuk i përjashtoni dot

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Avni Nezaj

Parlamenti është kthyer në një sallë ku këndojnë e recitojnë rilindja dhe Garda e Republikës, urdhëruar që të rrethojnë opozitën e vërtetë e të mos e lënë as të flasë, as të reagojë, as të kundërshtojë, as të hyjnë në sallë, as të marrin pjesë në takime, as të deklarojnë ndonjë gjë. Fare!

Të qepin gojën e të miratojnë paudhësitë e Ramës. Aq agresivë janë, sa hera – herës u turren edhe gazetarëve që t’i përzënë nga zyrat e Kuvendit, sikur t’i kishin pronë të tyre. Me keq se diktatura.

Nuk ka javë të muajit që mazhoranca e komanduar me dorë të hekurt nga Rama nuk përjashton një, dy, tre deri edhe 19 deputetë njëherësh të opozitës së vërtetë nga punimet e Kuvendit. Diktatura nuk mund të jetë ndryshe. Kur edhe deputetit tentohet t’i mbyllet goja me gardë, rrethim e përjashtime, llogarite së çfarë u ndodh qytetarëve të tjerë nën survejimin e hollë të patronazhistëve.

Strategjia e mbytjes së opozitës, që askush të mos dëgjojë të vërtetat e vjedhjeve skandaloze të rilindjes, është një projekt i tmerrshëm për Shqipërinë.

Sulmet ndaj Berishës me gjithë taboret e medies sorosiano – inceneratoriste kanë si qëllim shpëlarje truri duke u munduar të bindin njerëzit për vërtetësi aty ku nuk ka asnjë fakt, për realitet aty ku ka një manipulim kafshëror e një përdorim maniak të drejtësisë se ‘pavarur’.

Sulmet absurde ndaj opozitës dhe reagimi tashmë i njohur i deputetëve të guximshme të PD që po mbajnë akoma gjallë shpresën për një demokraci funksionale po mbajnë ndezur atmosferën që përveç flakadanëve në parlament duket se do të shtrihet me fishekzjarre nëpër sheshet e Shqipërisë. Dhe nga aty, sado që të ëndërrojë Rama, Nikolla dhe mercenarët e Vulës, nuk i përjashtojnë dot.

Zjarr Tv Ad