Alma Kaçi: Shqiptarëve mos t’ju vijë keq për gojën time, por për …

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alma Kaçi thotë se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjicit tregoi se drejtësia është politike.

Kaçi e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ këmbënguli sërish se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore. Ajo shprehet se e ka bërë në kuadër të punës dhe ka sakrifikuar kështu veten e saj.

Më tej, Kaçi shprehet se opinionit publik nuk duhet t’i vijë keq për gojën e saj, por për një pushtet që po abuzon me qytetarët.

“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto.

Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time.

Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar.

Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time.

Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët.

Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”- deklaroi Kaçi.

Zjarr Tv Ad