Bashkimi i PD/ Mziu: Bashës nuk do i ngelen deputetë as sa gishtat e një dore

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

eputeti demokrat Xhelal Mziu, mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga Gazment Bardhi, pas dy vitesh mungesë në selinë blu, e sheh si të paralajmëruar por se është një veprim që ende nuk mjafton për konsolidimin e PD. I ftuar në MCN, ai deklaroi se takimi i djeshëm nuk ishte një lëvizje momentale dhe as rrufe në qiell të pastër.

Sipas tij, sinjali ishte dhënë që në muajin korrik të vitit të kaluar dhe u konkretizua në 5 shtator duke u mbledhur grupi i PD dhe aleatë të tjerë dhe kemi qenë koherent me aksionin politik opozitar, brenda Kuvendit por dhe në komisione.

“Ishte e domosdoshme për të avancuar dhe më tej dhe dita e djeshme ishte një moment mjaft pozitiv që ka krijuar një sinergji mjaft pozitive për qytetarët, as mbledhjet e gjashtë muajve të fundit dhe as e djeshmja, nuk janë mjaftueshëm për të pasur një PD konkurruese në zgjedhjet e 2025. Nuk është beteja vetëm data 20 shkurt, por betejë mbetet që PD të kthehet në një forcë qeverisje në zgjedhjet e 2025. Kreu i grupit të PD është e shkruar në statut se duhet të jetë nënkryetar i PD. Bardhi është produkt i zgjedhjes së 43 deputetëve. Përderisa është zgjedhur dhe nga deputetët e Rithemelimit. Më e rëndësishmja është personat që në zgjedhjet e 25 prillit kanë përfaqësuar gjithë strukturat politike. 43 nga 51 deputetë kanë votuar kryetarin e grupit. Kreu i grupit parlamentar automatikisht është dhe nënkryetari i partisë. Një forcë politike matet me produktin që ajo merr në zgjedhjet politike dhe e gjithë beteja shkon në funksion të ditës së zgjedhjeve. Data 20 është një betejë simbolike e radhës, por nuk është ajo beteja jonë. Beteja jonë kryesore është me organizimin e partisë, për ta hapur më tej partinë dhe për të afruar ata njerëz që për shkak të konfliktit e sodisin nga larg partinë.” – tha deputeti i PD-së.

Mziu shtoi se një ndër betejat kryesore është bërja aleate e diasporës dhe se do të ketë dhe përfaqësimin e tyre në listat e Partisë Demokratike, duke filluar nga SHBA, Itali, Angli, apo Greqi. Ai tha se po punohet intensivisht dhe me shqiptarët që janë jashtë, me atë strukturë që ishte më përpara, por që u shpërbë dhe u nda në disa pjesë gjatë kësaj periudhe dhe për të thithur persona të tjerë.

“Grupet e punës sapo të kalojë data 20 do jenë në terren, të përfshira dhe me diasporën, për t’u konsoliduar në bazë. Kjo formë organizimi që do të ketë Partia Demokratike në vazhdim, do të ngelen me gishtat e dorës ata deputetë që janë nga strofulla e Bashës. Bashkimi i PD dhe grupit parlamentar që u pa me skepticizëm, edhe ata deputetë që nuk kanë qenë dje, do të vijnë dhe do i bashkohen grupit parlamentar.” – tha Mziu.

Zjarr Tv Ad