Deklarata “bombë” e Bashës: McGonigal i përfshirë edhe te Inceneratorët, faktet do i çojmë në SPAK!

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike gjatë konferencës së jashtëzakonshme, ka bërë edhe një deklaratë të fortë për sa i përket çështjes McGonigal. Basha deklaroi se ish zyrtari i FBI është paguar edhe nga paratë e Inceneratoréve dhe se në ditët në vijim PD do të nxjerrë fakte tronditëse dhe emra të përfshirë në këtë megaskandal.

“Pas një investigimi bazuar në fakte dhe prova është zbuluar edhe një e vërtetë tjetër kriminale. Duart e McGonigal gjenden edhe në aferën e inceneratorëve.

Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq. Në ditët në vijim do të paraqesim në detaje të gjitha lidhjet e aferës McGonigal me aferën e inceneratorëve.

Me emër e mbiemër të gjitha do ti depozitojmë ne SPAK krahas kallëzimit të paralajmëruar tashmë për përfshirjen personalisht të Edi Ramës në aferën e inceneratorëve sic e ka rrëfyer numri 2 i tij, Arben Ahmetaj.

Dje drejtësia amerikane foli, McGonigal pranoi të gjithë operacionin e pisët kundër Lulzim Bashes dhe PD dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg për rolin e tij në këtë aferë.

Dikush shpreson qe ky të jetë kapaku i kësaj historie rrëqethëse korrupsioni dhe kompromentimi të niveleve më të larta. Jam sot për ti thënë, mos gënje veten. Ky është vetëm fillimi i zbulimit të zinxhirit të aferave të tmerrshme korruptive”.

Zjarr Tv Ad