‘Jemi katandisur te çapa e bukës’, aktori Mehdi Malkja përlotet poshtë ballkonit të Berishës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Mehdi Malkja, në fjalën e tij para mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit.

“Doktor ne nga ana ime kemi një shprehje: Nuk çan kokë rrapi se i bien gjethet.

Tani që po vijë dy persona po dialogonin dhe njëri tha, Nuk më ngroh ky bashkimi. I thash pse ndarja të ngroh?

Njerëzit bashkohen me zemër jo me fjalë.

Unë e dua vendin tim. Thuhet ky vend nuk bëhet, vendi është i bërë ne po e prishim.

Ne jemi tek çapa e bukës, këtu jemi katandisur. Nuk themi do shkojmë të hamë drekë, por do ikim të hamë bukë.

Protestoni se nuk vdisni!”, ka përfunduar ai.

Zjarr Tv Ad