“Për ty do të nisë një periudhë shumë e keqe”- Flamur Noka paralajmëron Ramën: Ky shesh do të përcaktojë fundin tënd!

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Flamur Noka nga protesta para kryeministrisë paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me drejtësinë.

Sipas Nokës, tashmë për kreun e qeverisë do të nisë një periudhë shumë e keqe, pasi do të ketë përballë popullin shqiptar, që siç tha ai nuk do të ndalet derisa qytetarët të kenë mundësi të votojnë të lirë.

“Ne kemi një mision, misioni është ta çojmë aty ku e ka vendin dhe vendi i tij është para drejtësisë. Vendin do t’ja caktojë populli. Ky është populli që do ti bëjë gjyqin Ramës. Jemi këtu për ti thënë Ramës se atë përfundim do kesh, si ndëshkim që do të japë populli që ti e shkele me këmbë

Ne jemi këtu për ti thënë se ky shesh do të paracaktojë fundin tënd. Këta njerëz dhe ky shesh janë dëshmitare që ti Rama jo vetëm do humbësh privilegjet dhe zyrës, por për ty do të nisë një periudhë e keqe e rëndë, e papërballueshme, sepse ti Edi Rama do të japësh llogari për cdo cent që ju ke vjedhur qytetarëve.

Sot ne këtë shesh ne jemi për ti thënë se pushteti nuk është i askujt, por i njerëzve. Ndaj asnjë institucion që ti kontrollon nuk mund të dalë mbi pushtetin e njerëzve.

Sot jemi të bashkuar, sic e keni kërkuar ju prej kohësh. Sot është themeluar një rezistence e pathyeshme, kjo është pranvera shqiptare, Ne nuk ndalemi derisa ti sigurojmë vendin tonë votën e lirë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asgjë nuk na ndal në këtë rrugë. Ju jeni pushteti, ju do ti jepni rrugë Shqipërisë”, tha ndër të tjera Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad