“Pse kaq bujari me Italinë”? Rama replika me gazetarin italian për “Emigrantët”

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana pret sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Teksa priste pjesëmarrësit në samit para Pallatit të Koncerteve, kryeministri Edi Rama pati një komunikim nga distanca me disa gazetarë italianë të pranishëm në zonën e mediave.

Njëri nga gazetarët e pyeti kryeministrin lidhur me kostot që do mbulohen nga qeveria shqiptare në këtë marrëveshje dhe përgjigjja e tij ishte se çështja e kostove është plotësisht e Italisë.

Replika e Ramës me gazetarin italian

Gazetari: Pse kaq bujari me Italinë?

Rama: Pse jo!

Gazetari: Kjo bujari ka një kosto prej 100 mln euro në 5 vjet për sigurinë qe duhet të garantojë policia shqiptare jashtq kampeve.

Rama: Çështja e kostove është çështje e Italisë dhe merret ajo.

Gazetari: A iu rezulton që Beccheti ka kërkuar bllokimin e këtyre 100 mln eurove?

Rama: Nuk e di kush është Beccheti.

Gazetari: A rrezikon që pas 5 vitesh kur mbaron kjo marrëveshje, nëse ka tjetër qeveri në Shqipëri, marrëveshja mund të anulohet?

Rama: Nuk mund ta parashikoj.

Zjarr Tv Ad