Djali i ish-kryekomunarit të Shkodrës kërcënohet me jetë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Së fundmi djali i ish-kryekomunarit të Shkodrës, Adrian Ejlli është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar.

Në një prononcim për Zjarr Televizion ai ka deklaruar se ka marrë mesazhe kërcënuese si më poshtë:

Adrian Ejlli

Përgjatë muajit janar, shkurt, mars kam marr kërcënime nëpërmjet telefonatave dhe sms-ve në WhatsApp me numra anglez.

->Kërcënimet kanë qenë të llojit:

– “Ta tregojmë ne ty se kush jemi!”
– “Kush je ti që na del kundër?”
– “Po të vëzhgojmë çdo ditë!”
– “Ruaju se do ta kuptosh nga të vjen!”
– “Do të heqim qafe!”

Këto lloj kërcënimesh kanë një histori që vazhdon prej disa vitesh jo vetëm kundrejt meje, por edhe ndaj familjes time.Nuk dihet nga vijnë dhe nga
organet kopetente nuk ka asnjë përgjigje.Dyshohet lidhje me politikën (parti kundërshtare me pushtetin) ose lidhje me biznesin e familjes.Nuk kam patur
asnjë problem me asnjë person dhe pse po ndodhin ngjarje të tilla për personin tim.

Zjarr Tv Ad