‘Investim politik’, Spahiu: Sazani më mirë t’i jepet dhëndrit të Trump, se dhëndurëve të deputetëve

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisioni Now në Euronews Albania se investimi në ishullin e Sazanit është një investim politik.

Sipas tij projekti i Ramës me investitorët strategjikë në vend ka përfunduar në klientelizëm, ndaj më mirë që Sazanin ta marrë dhëndri i Trump se dhëndri i ndonjë ministri apo deputeti.

“Mbajtja e një balance me presidencën e ardhshme të republikanëve në Uashington është e domosdoshme për Tiranën zyrtare, unë po vlerësoja si investim politik. Është më mirë t’i jepet dhëndrit të Trumpit se dhëndurëve të ministrave dhe deputetëve. Deri më sot projekti i Ramës me investitorët strategjikë ka dështuar, se ka bërë klientelizëm me të gjithë familjarët e qeveritarëve”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad