Arrestimi i Jorgo Goros/Dash Sula pyet për Olta Xhaçkën: Po porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore?!

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas arrestimit nga Prokuroria e Posaçme, të kryetarit në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dhe 4 të tjerëve, pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit, për shpërdorim detyre.

Siç u raportua , arrestimi i Goros ka ardhur lidhur me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti demokrat ka ironizuar duke u shkruar “po porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore!?”

“Të gjithë ato akte korruptive që Goro me shok kanë bërë, për kë i kanë bërë? A kanë zyrtarët e thjeshtë, por edhe të zgjedhurit lokalë kurajon që ti kthejnë fjalën Ministrave të besuar të KM?’, shkruan ai.

Po porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore!

SPAK arrestoi dje, një tjetër të zgjedhur nga radhët e socialistëve. E nëse i llogarisim që prej 2013 e deri më tani, duket se numri i zyrtareve socialist në burg është me i lartë se atyre që janë jashtë.

Kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim detyre në lidhje edhe me dhënien e statusit investitor strategjik bashkëshortit të një ish-ministre që ishte në detyrë në atë kohë. Në akuzuar janë edhe zyrtarë të tjerë lokal që kanë patur rolin e tyre ne falsifikimin e dokumenteve.

Ky nuk eshte thjesht nje rast i izoluar por eshte një nga dhjetrat e qindra rastet që tregon se si korrupsioni është e përfshirë në cdo qelizë të administratës. Po ashtu tregon filozofinë e pushtetarëve: bëjmë çtë duam se nuk na “hyne gjemb në këmbë”.

Por në rastin e djeshëm të SPAK mungon një hallkë për të lidhur zinxhirin. Të gjithë ato akte korruptive që Goro me shok kanë bërë, për kë i kanë bërë? A kanë zyrtarët e thjeshtë por edhe të zgjedhurit lokalë kurajon që ti kthejnë fjalën Ministrave të besuar të KM? Këtu është edhe hallka që mungon. A do të shkojë SPAK te porositësit e korrupsionit? Unë i përgëzoj për punën që kanë bërë deri këtu dhe i inkurajojë të shkojnë te thelbi i gjësë”-shkruan Sula.

Zjarr Tv Ad