Braçe i bën thirrjen e fortë ministrit të ‘Policisë Rrugore’: Jam me një koleg dhe trafiku këtu në lagjen tonë….

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe, së fundmi ka ndarë pamjet e trafikut të krijuar në lagjen ku ai banon në Tiranë.

Nën shoqërinë e një tjetër kolegu socialist, emrin e të cilit nuk e bëri me dije, Braçe shprehet i indinjuar mbi trafikun e krijuar për të dalë në rrugën e Elbasanit, duke theksuar se arsyeja e vetme mbetet një tabelë e vendosur gabim.

Deputeti i bëri thirrje ministrit përgjegjës për të ndërhyrë në këtë rast në mënyrë që të ketë një rregullim të qarkullimit dhe të mos krijohet trafik.

“T’ju tregoj pak ferrin e përditshëm tek lagjia ime. Jam bashkë me një koleg tjetër këtu që nuk po e tregoj. Urdhëroni, ky është trafiku, dhe e dini pse është ky trafiku? Prej kësaj tabelës këtu. Në vend që rruga të vazhdojë drejt dhe ne të kthehemi në rrugën e Elbasanit, duhet të kthehemi këtej dhe këtej ka një kthesë të dytë atje, një kthesë të tretë atje e kështu me radhë. Kam një thirrje që nuk e mbaj mend e sata është, për ministrin e policisë rrugore, për kryetarin e Bashkisë, kush e ka në dorë tjetër, që të rregullojë tabelën, asgjë më shumë nuk kërkohet. Të ndryshojë tabela dhe të dalim në drejtpërdrejt në rrugë të Elbasanit, si njerëz, jo kështu”– shprehet ndër të tjera ligjvënësi.

https://www.facebook.com/erionbrace.alb/videos/1597944141017763

Zjarr Tv Ad