Manjani: Drejtësia fut në burg ata që do Rama!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati, Ylli Manjani, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se drejtësia e re, duhet reformuar në mënyrë radikale.

I ftuar në ‘A Show’ në SYRI TV, Manjani u shpreh se drejtësia penale sot është kriminale, të fut në burg pa prova, teksa shtoi se kjo drejtësi i shërben vetëm pushtetit dhe qeverisë.

Manjani: ‘Drejtësia penale sot është kriminale, të fut në burg pa prova, për statistikë. Të dënon pa proces, të dënon me sajesa, për statistikë.

Kjo sigurisht që i shërben krahut politik që qeverisë. Kjo lloj politike që zhvillohet në drejtësinë penale, i shërben 100% atyre që qeverisin.

Fakti është se kë do kryeministri nga radhët e veta, këta e fusin në burg dhe ky është fakt.

Dhe këtu ka dhe një element të dytë. Kushdo që do të zhvillojë kritikë mbi këtë çështje, do të duhet të ndërtojë një alternativë. Dhe alternativa është se kjo duhet përmbysur miqtë e mi, nuk shkon kjo gjë.

As në radhët e opozitës që kur arrestohen ata të Ramës, mirë ja bëjnë, kur arrestohen tanët, është diktaturë. Unë mendoj se perfomanca e drejtësisë ka lidhje me perfomancën e shtetit.

Ky shtet që të merr e të fund në burg pa prova, të bën dhe gjyqin në media, të nxjerr të gjithë pazaret e shtëpisë në media, linçimin publik paraprake, kjo është e papranueshme.Kjo nuk është drejtësi.

Nëse dikush nga radhët e opozitës do të ndërtojë një skemë të re, duhet të artikullojë diçka tjetër’.

Zjarr Tv Ad