‘Sali Berisha më merrte në 2 te natës në telefon’, Meçani: Më pyeste për …

0
1607
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, ne kohën kur ishte kryeminister, gazetarja Juela Meçani ka rrëfyer historinë e saj me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin thotë se në kohën kur ishte kryeministër nuk e pengonte lodhja nga axhenda e tij e ngjeshur për t’u interesuar për shëndetin e vajzës së saj.

Në një intervistë në RTSH, Meçani tregoi mirënjohjen e saj për kryetarin e opozitës, teksa shprehet se për të, Berisha do të jetë gjithmonë ai shembull.

“Për mua Sali Berisha do të mbetet njeriu, kryeministër i vendit, që kujtohej pasi kishte bërë 14 takime, në 2 të natës të më merrte në telefon dhe të më thoshte; a i kishte rënë temperatura vajzës.

Për mua Sali Berisha është ai’, tregoi Meçani.

Zjarr Tv Ad