Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Drejtori i teatrit Bylis ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.
Vendimi në fjalë i Klajdi Markut erdhi pas deklaratës që ai dha për median duke sqaruar rrethanat në lidhje me videon e transmetuar nga një emision investigativ ku thoshte se si administrata kishte udhëtuar nga Fieri në takimin e Ramës me emigrantë shqiptarë në Athinë.
Ai tha për mediat se kishte qenë pjesë e aktivitetit në Athinë, por kishin shkuar për një shfaqje.
“Po, kam qenë pjesëmarrës në aktivitet. Por kam qenë me trupën pjesëmarrës në aktivitet në Korinth, ku kemi dhënë shfaqje në datën 11 maj. Në datën 12 meqenëse grupi donte të shikonte aktivitetin, shkuam.”, tha ai sot për mediat.