Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, Meta: Horra me agjendë perverse

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pas skandalit të martesës se dy anëtarëve të komunitetit LGBT në Bashkinë e Tiranës.

I revoltuar, Meta thotë se “si mund të mos e keqpërdornin edhe veladonin këta horra për të “legjitimuar” veprimet e tyre të paligjshme në shërbim të një agjende perverse”.

Gjithashtu Meta akuzoi mazhorancën socialiste se që ‘prej 11 vitesh jo vetëm kanë bllokuar kthimin e pronave të komuniteteve fetare por po jua tjetërsojnë çdo ditë për t’i grabitur’.

Reagimi i plotë:
Si mund të mos e keqpërdornin edhe veladonin këta horra për të “legjitimuar” veprimet e tyre të paligjshme në shërbim të një agjende perverse.

Këta janë jo vetëm bijtë e atyre që u vunë kazmën kishave, xhamive dhe teqeve, por edhe të atyre që u futën armë vetë në kisha dhe objekte kulti për t’i arrestuar, dënuar, internuar dhe pushkatuar pa gjyqe klerikët e ndritur.

Këta janë ata që prej 11 vitesh jo vetëm kanë bllokuar kthimin e pronave të komuniteteve fetare por po jua tjetërsojnë çdo ditë për t’i grabitur.

Kthimi i pronave të komuniteteve fetare është prioritet kryesor për Partinë e Lirisë dhe ne do t’u japim zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, duke ua kthyer të gjitha pronat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Si nuk ju vjen keq për atë fëmijë të pafajshëm që e keni traumatizuar!

Zjarr Tv Ad