Investimi në Sazan/ A do të jetë një zonë vetëm për të pasurit? Flet arkitekti

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nuk i shikoj gjërat sikur janë të ndara për një person specifik. Mendoj se njerëzit duhet të jenë në gjendje të shkojnë aty dhe ta përjetojnë”, kështu u shpreh arkitekti qe ka ideuar projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, AsherAbehsera.

I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, AsherAbehsera foli edhe për eksluzivitetin e Sazanit, pra kush do të ketë mundësi të vizitojë ishullin.

Fevziu: Sipas projektit, Sazani duhet të jetë diçka shumë ekslusive vetëm për personat vërtetë të pasur apo diçka e hapur për të gjithë?

AsherAbehsera: Nuk i shikoj gjërat sikur janë të ndara për një person specifik. Mendoj se njerëzit duhet të jenë në gjendje të shkojnë aty dhe ta përjetojnë. Mendoj se kjo është çfarë do të ofrojë hoteli.

Fevziu: Po, patjetër. Njerëzit mund të vijnë nga Vlora për të ngrënë drekën, darkën, ose për të pirë diçka.

AsherAbehsera: Saktë. Ky është një përbërës i rëndësishëm që dua t’iu tregoj për të kuptuar se si janë gjërat. Ke mundësinë dhe do të flasim më shumë për Sazanin por ka një lidhje me Vlorën dhe Zvërnecin.

Zjarr Tv Ad