Policia e Devollit ka arrestuar 64-vjeçarin Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht me akuzën e ngacmimit seksualit të një minoreje.
Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik.
Në një intervistë për Euronews Albania, nëna e minorenes ka rrëfyer se 64-vjeçari e kishte kërcënuar të bijën se nëse tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë.
“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara.
Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje. Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit.
Ne e pame kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në tel, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lek”, tha nëna e të miturës.
Ndërkohë, gjyshi i 13-vjeçares, Haxhi Rushitaj tregoi se si e kishin zbuluar ngjarjen përmes mesazheve në telefonin e tij që e përdorte mbesa.
“Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe s’donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet.
Mesazhet ishin “dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese s’kishte. Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim.
Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”, tregoi ai.