“Profeti i Purgatorit, djali i një nazisti”, Edvin Prifti tregon kush e krijoi Covid19: E projektoi në 2018-ën!

0
522
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kardiokirurgu Edvin Prifti, në një shkrim të detajuar në proflin e tij në Facebook, thotë se virusi Sascov 2 që shkaktoi Covid19 ka në krijues, që sipas tij është Peter Daszak, të cilin ai e përshkruan si djalin e një nazisti ukrainas në Luftën e Dytë Botërore.

Prifti shpjegon se Daszak është presidenti i EchoHealth Alliance, apo siç njihet ndryshe ‘profeti i purgatorit’, ndërsa tregon se së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë në New York, dhe Wuhan të Kinës, aty ku virusi shpërtheu për herë të parë, e kanë projektuar në vitin 2018.

Projekti Defusse i cili nuk u pranua, sipas tij, kishte të bënte me krijimin e një koronavirusi kimerik nëpërmjet inxhinierisë gjentike duke e kthyer atë në patogjen për njerëzit dhe efikasiteti të vlerësohej te minjtë trangjenikë, me gene njerëzish.

“Ka ndodhur shpesh herë që e vërteta të fshihet, që ata që e kanë mbrojtur atë të shtypen, të vriten apo të prosvalden, shpesh herë edhe të injorohen por në fund ajo është aq kokëfortë sa triumfon mbi çdo intrigë apo injorancë. Tashmë ai virus që e njohim si Sarscov2 dhe që shkaktoi Covid19 ka një emër krijuesi/projektuesi dhe ky është Peter Daszak, djali i një nazisti ukrainas në Luftën e dytë Botërore, Bohdan Dayshak ose Daszak, sot president i EchoHealth Alliance apo siç konsiderohet në mediat amerikane si PROFETI I PURGATORIT. Mbase origjina e familjes s’do të thotë gjë, ose mbase është gjithçka?!

Tashmë e vërteta e cila po bëhet çdo ditë dhe më lakuriqe ka vërtetuar që ky individ së bashku me kolegë të tij në Neë York dhe ëuhan projektuan në vitin 2018 virusin në fjalë dhe për krijimin e tij paraqitën projektin Deffuse në DARPA ( Defence Advance Research Projects Agency) në vitin 2017. Projekti sikurse tashmë është vërtetuar kishte të bënte me krijimin e një koronavirusi kimerik nëpërmjet inxhinierisë gjenetike i cili të kishte të shtuar segmentin e furinës për ta bërë patogen për njeriun dhe më pas efikasiteti i tij të vlerësohej tek minjtë transgjenik të cilat janë minj të prodhuar me gene njerëzore, e përkthyer ndryshe i njëjti virus si Sarscov2. Ky projekt nuk u aprovua nga Darpa në 2018″, shkruan Prifti.

Mjeku shkruan se Peter Daszak e ka pranuar në një seancë dëgjimore në maj 2024 në Seantin amerikan autorësinë mbi projektin Defusse po jo atë që ndodhi më pas. Pas kësaj, administrata e Biden ka ndërprerë çdo financim për kompaninë e tij, dhe se sipas tyre, shkruan Prifti, pandemia është shkaktuar nga fakti se Daszak e bëri koronavirusin të transmetueshëm, por jo vdekjeprurës. Mbase kurrë nuk do të dihet procesi se si u krijua ky virus, thotë kardiologu, pasi materialet shkencore janë zhdukuar nga ai.

“Peter Daszak në seancën dëgjimore në Maj 2024 e pranon këtë në Senatin amerikan. Ai gjithashtu e pranon publikisht autorësinë mbi projektin Deffuse pavarësisht se nuk pranon ngjarjet e mëtejshme. Fatmirësisht administrata Biden me një urdhër ekzekutiv në datë 22 maj 2024 ka ndërprerë çdo financim të EchoHealth Alliance. Senati amerikan pas investigimit del në konkluzion që pandemia u shkaktua nga fakti që Daszak e bëri koronavirusin më të transmetueshëm por jo më vdekjeprurës?!

Gjithsesi ajo çka dimë dhe konfirmuar është ideatori dhe projektuesi i këtij virusi që do të behej në mënyrë artificiale të paktën që nga viti 2018, aplikimi i këtij projekti në Wuhan, edhe pse nuk dihet akoma dhe mbase asnjëherë s’do të dihet procesi teknologjik pasi janë gjetur emaile të Peter Daszak ku kërkonte që çdo material mbi shtamet e prodhuara artificialisht të koronavirusit në Quhan të zhdukeshin dhe në të vërtetë asnjë prej tyre nuk u gjet kur misioni i OBSH u dërgua në Wuhan për verifikime dhe kur për çudi kryetari i misionit ishte po Peter Daszak. Aq i madh ka qenë kompromentimi shkencor sa edhe revista më e rëndësishme shkencore The Lancet do të publikonte në 2020 një artikull të Peter Daszak mbi origjinën natyrore të Covid19. Qesharake dhe e dhimbshme”, thotë Prifti.

Kardiokirurgu shtoi se Daszak konsiderohet në shtypin amerikan si eko-fashisti i shekullit të 21-të dhe që lajmëronte që në vitin 2016 për një sëmundje X e njëjtë me Covid-19, ndërsa përmend edhe vakisat, të cilat po rrisin vdekshmërinë, thotë mjeku.

Prifti nënvizon se ditë pas dite po dalin të dhëna të reja që evidentojnë rritjen e vdekshmërisë në mbarë globin në mënyrë të pashpjegueshme pas prillit 2021 kur nisi vaksinimi. Prifti shkruan se e vërteta po del në shesh dhe se historia do shënojë atë që ka ndodhur dhe emrat e shkencëtarëve, mjekëve që u vranë, persekutuan, vetëvranë pasi u përpoqën të zbulojnë të vërtetën dhe mjekimin e duhur ndaj Covid-19.

“Sot agjencitë shtetërore amerikane kanë vendosur të veprojnë ndaj këtij njeriu që në shtypin amerikan konsiderohet si eko-fashisti i shekullit XXI. Po Peter Daszak shkruante që në vitin 2016 për “DiseaseX” ose sëmundja X e njëjtë me Covid19. Edhe pse çfarë është vërtetuar është konform me dijet tona që në fillim të pandemisë, më kujtohen ata individë, media institucione në Shqipëri dhe në gjithë botën të cilët në mënyrë histerike deklaronin me papërgjegjshmërinë më të madhe të kundërtën. Sigurisht një botë e tillë që s’dëgjonte më zërin e shkencës por të populizmit do të përfundonte në një histeri akoma dhe më të madhe atë të vaksinimit planetar, ku tashmë shkencëtarët e gjithë botës po evidentojnë ditë pas dite rritjen e vdekshmërisë në vendet e zhvilluara në mënyrë të pashpjegueshme pas prillit 2021 pikërisht pasi filloi vaksinimi. Studimi i fundit në British Medical Journal në qershor 2024 analizon pikërisht “excess death” ose rritjen e vdekshmërisë pas Covid19.

Këto të reja të maj qershor 2024 tregojnë që e vërteta po vjen në sipërfaqe dhe që njerëzimi po reagon dhe po ashtu edhe ata që e drejtojnë po reflektojnë dhe veprojnë në konseguencë. Historia në të ardhmen do e shënojë këtë ngjarje dhe do i bashkëngjisë emrat e atyre dhjetëra shkencëtarëve që u eliminuan, ekzekutuan, u vetëvranë, vdiqën në rrethana misterioze apo u burgosën vetëm sepse u përpoqën për të vërtetën dhe për të zbuluar kurën dhe mjekimin e duhur për Covid19, por do të mbarte edhe emrat e atyre që e krijuan, e ideuan dhe projektuan dhe persekutuan këdo tjetër! Dhe në fund çdo njeri do bëjë llogaritë se në cilën anë të barrikadës për jetën e njeriut u ndodh! Çdo gjë të cilën ia bëmë me dije publikut shqiptar dhe më gjerë në vitin 2020 tashmë po del në dritën e diellit.”

Zjarr Tv Ad