“Kryeministrat shkojnë e vijnë, partia mbetet”, mesazhet e Arta Dades e Gramoz Ruçit në 33 vjetorin e PS-së

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialistët festuan ditën e djeshme 33-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, e cila është edhe partia më jetëgjatë në qeverisje.

Të pranishëm në festë ishin anëtarë, deputetë, ministra si dhe vetë kryeministri Edi Rama i cili nuk qëndroi gjatë.

Nuk munguan as disa nga “xhaketat e vjetra” të Partisë Socialiste të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në pozicione të ndryshme brenda partisë.

Duke folur për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu, Arta Dade dha mesazhin e saj duke thënë se pavarësisht se vitet kalojnë e njerëzit ikin, Partia socialiste është ajo që mbetet dhe do të mbetet pavarësisht emrave në të.

“Gëzuar festën e partisë. Partia mbetet. Ministra, kryeministra deputetë, shkojnë e vijnë, por rrënjët e të majtës shqiptare dhe të majtës europiane mbeten te Partia Socialiste”,-tha Arta Dade.

Gramoz Ruçi tha se ndien kënaqësi për përmirësimin që Partia Socialiste ka bërë në gjithë këto vite si dhe për faktin se në të ka vetëm “xhaketa të reja”.

“Ndiejmë kënaqësi që në këtë 33 vjetor, PS është rritur me 33%. Ne ndiejmë kënaqësi që PS-ja është tërësisht me xhaketa të reja. Ata që nuk kishin lindur para 33 vitesh, sot janë deputet, ministra dhe zëvendës ministra”,-tha Gramoz Ruçi.

“Asgjë nuk është perfektë as partia socialiste dhe as qeverisja, por ajo që është bërë është shumë e madhe. Sado nihilist të jesh është e vështirë ta mohosh. Partia Socialiste do të bëjë ato që janë premtuar”,-tha Valentina Leskaj.

Zjarr Tv Ad