PD a duhet të drejtohet nga një lider i ri? Gjekmarkaj: Ne kemi …

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diversione i ka konsideruar Agron Gjekmarkaj, hipotezat për një lider të ri të PD-së, në kushtet kur Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.

Në rubrikën “Opinion” në News24, Gjekmarkaj tha se debate të tilla janë të parakohshme dhe të panevojshme, përderisa PD ka një kryetar legjitim që është pranuar nga të gjithë dhe ai është Sali Berisha.

Gjekmarkaj vuri theksin në projektin që duhet të paraqesë PD duke theksuar se ai do të sjellë ndryshimin që e presin shqiptarët me padurim.

Ai u shpreh se e shqetëson çdo deklaratë që vjen nga Shtetet e Bashkuara, janë në vijim të qëndrimeve të mbajtura prej 3 vitesh në raport me personat “non grata”, por SHBA nuk kanë ndërprerë komunikimin me zyrtarët e PD-së, nuk kanë penguar bashkimin dhe besoj se koha do të shërojë edhe ato keqkuptime apo probleme që janë krijuar.

Zjarr Tv Ad