Mjekja e skandalit te Onkologjiku debat me gazetarët: Më keni mërzitur ju, më keni shtrembëruar fotot, një sy kështu, një ashtu

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjekja Aleta Pere e përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut në hyrje të Gjykatës së Tiranës ka debatuar me gazetarët.

Pavarësisht skandali, mjekja ka qenë e revoltuar për fotot që i janë publikuar në media.

Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar fotot.

Mjekja: Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.

A i keni orientuar klientët në klinikë private?

Mjekja: Unë kam 10 vite….Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar të gjitha.

Vetëm foto ju interesojnë zonjë.

Mjekja: Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.

Duhet të dilni bukur në kamerë?

Mjekja: Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.

E ruani ju etikën zonjë?

Mjekja: E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik. Se kam vetë pacient me kancer në familje.

Çfarë duhet të ndryshojë në Onkologjik?

Mjekja: Duhet të ndryshojë struktura, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi. Duhet që çdo njeri në qelizë ta dijë rrugëtimin e pacientit neoplazik deri në fund. Në spitalin tonë s’ka shkelje, mund të jetë dikush që mund ti orientojë në spitale private. Por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush ika drejtuar pacientët në privat. Unë përfaqësoj veten time.

Zjarr Tv Ad