“Erion Veliaj po helmon qytetarët e Tiranës”/ Policia procedon avokatin Altin Goxhaj

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati dhe avokati Altin Goxhaj, është proceduar penalisht nga policia, pasi ka ndaluar punonjësit e bashkisë së Tiranës, për të bërë dezinfektimin e ambienteve të jashtme të qytetit.

Ndërsa Goxhaj ka akuzuar punonjësit e bashkisë së Tiranës, se po hedhin lëndë helmuese, ku akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se po helmon qytetarët e kryeqytetit.

Gjithashtu avokati ka kallëzuar bashkinë e Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. G.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën ‘Bardhok Biba’, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi A. G.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit A. G., i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Zjarr Tv Ad