Veliaj: Nga 1 janari 2025, pensionistët do udhëtojnë falas me autobus në Tiranë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lajmit për rritjen e pensioneve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau me kryeqytetasit një tjetër lajm të shumëpritur për të moshuarit e qytetit.

“Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta. E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

Zjarr Tv Ad