Dylgjeri ‘hap arkivat’ e politikës: Ja çfarë më tha Nano kur humbi pushtetin në 2005

0
1295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

Ishte 5 Korrik 2005. Pra kanë kaluar mbi 19-të vite. Si rregull hapen arkivat e politikës.

Zgjedhjet e 2005 sapo ishin mbyllur. Ora po ofronte 19.00. Isha në vilën qeveritare në Sarandë bashkë me Fatos Nanon, Kryeministrin e vendit. Saranda sapo ja kishte dhënë votën për deputet Nanos, por Shqipëria kishte votuar djathtas doktorin… Ndërkohë, që po ndiqnim raportet ne lajme, piloti i helikopterit qeveritar telefonoi dhe me droje, paralajmëroi Kryeministrin se afati për t’u ngritur në udhëtim drejt Tiranës po përfundonte. Po fillonte errësira dhe mjeti nuk kishte aparatura për të udhëtuar natën…

E pyes Kryeministrin:

Mora një lajm se kemi humbur zgjedhjet, e vërtetë është?

Po më thotë Nano, kemi humbur.

Si bëhet tani – pyes prap me naivitet.

Unë do të jap dorëheqjen dhe do të dorëzojmë pushtetin- thotë.

Po partinë?

Ay, me nerv ma kthen:

I kam kërkuar prej ditësh tre drejtuesve të Kryesisë te marrin drejtim e Partisë Socialiste, por asnjë nuk më pranoi.

E kush ishin ato?

Nano më thotë:

Kam thërritur Majkon, Blushin dhe Malajn. Nuk pranuan. Ndaj dhe unë në gjendjen që është sot PS, qeverisja do të propozoj një person që kur të drejtojë Ai, do të më kërkojnë Mua.

A mund ta di- vazhdoj pyetjen

Po, Edi Rama – më thotë.

E hodha këtë dialog me ish-Kryeministrin sot për t’u thënë socialistëve e publikut se Udhëheqësin që po qeveris sot Regjimin e keni peshqesh nga vetja. Dmth nga refuzimi i drejtuesve që ju i kishit zgjedhur me votë.

Më tej historinë e dini. Udhëheqësi Rama i largoj nga PS kundërshtaret dhe intelektualët, mbetën servilët, puthadorët, dhe hajdutët. Ashtu siç po largon çdo ditë nga PS. Kjo histori përsëritet.

Ajo që do të përsëritet, shprehet edhe në një deklaratë të E Spiropali “se mos ju duket çudi që Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në 2025”

Kjo është historia. Kjo është kur trajtohet si pronë partia. Dhe kjo histori është e ngjashme në çdo parti. Pranë Shefave rrinë vetëm Yesmenët, trafikantet, dhe trimat me tatu, që nuk vonojnë e dalin më pa kriminelë në kërkim apo në Dubai.

Të tjerët,

o kthehen në profesion,

o gjejnë një parti tjetër tranzit,

o dalin në pension,

o shkojnë në emigracion,

o futen në burg.

Në fund, vendi nuk bën përpara, mbetet me një progres vetëm 3.5%, sepse bën sikur e drejton një Pasha piktor, që burgos opozitën, që kufizon fjalën e lirë, që shet e blen, që vjedh e tjetërson nga

historia e deri te vendbanimi.

Sa për ilustrim: Të gjithë fisit Koleka, bashkë me Antoneta Ramën ju kthye pronat në Vuno këto ditë…

Sot vendi është në krizë drejtimi, krizë prodhimi, dhe krizë identiteti.

Zjarr Tv Ad