Arlind Qori refuzon bashkimin me Adriatik Lapajn: Nuk bëj koalicion me një gjobëvënës. Ja si i përgjigjet avokati

0
431
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar në media gjithë këto kohë, nuk do të ketë bashkim mes frontit opozitar të të rinjve në politikë.

Arlind Qori refuzoi bashkimin me Endrit Shabanin dhe Adriatik Lapajn, ndërsa këtë të fundit e quajti gjobëvënës. I ftuar në ‘Të Pashoq’, Arlind Qori ngriti dyshime se Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani mund të shiten te Edi Rama, ndaj ai nuk u zë besë dhe nuk pranon të bashkohet me ta, për të dalë një front i përbashkët opozitar i të rinjve në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Por Adriatik Lapaj e sfidoi Qorin të përmendë emrat e të gjithë oligarkëve dhe jo vetëm 2 prej tyre, pasi kjo ngre dyshime të mundshme për gjobëvënie.

I ftuar në Podcast”in ”Të Pashoq” me Edjona Dervishin, Lapaj deklaroi se janë drejt finalizimit të bashkimit me Nismën ”Thurje” të Endrit Shabanit, pasi lëvizja ”Bashkë” nuk ka pranuar t’i bashkohet.

Lapaj thotë se është i hapur për të gjithë, përvec PS-PD-PL, por edhe fraksioneve që do të dalin nga PD.

Adriatik Lapaj sfidoi direkt Edi Ramën, se do të marrë 71 mandate në 2025, duke mposhtur establishmentin e mbi 3 dekadave dhe rikthyer rotacionin e pushtetit.

Zjarr Tv Ad