Blendi Fevziu flak telefonin, çfarë mesazhi i dërgoi Spiropali që irritoi gazetarin: Disa njerëz harrojnë…

0
2053
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një moment interesant është shënuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, ku gazetari Blendi Fevziu është irrituar me një mesazh që i ka dërguar në celularin e tij kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Fillimisht gjatë emisionit, Fevziu kërkoi që të kishte një reagim nga Spiropali në lidhje me akuzat që bëri ndaj saj i ftuari i tij Gazment Bardhi, i cili aludoi për takime mes kryeparlamentares dhe biznesmenit tashmë të arrestuar prej më shumë se një viti, Pëllumb Gjoka.

Por duket se Spiropali nuk ka pranuar që të bëjë reagim në interes të publikut, por i ka dërguar Fevziut një mesazh në numrin e tij personal, përmbajtja e të cilit duket se nuk i ka pëlqyer aspak gazetarit.

Teksa ndërpreu të ftuarit, dhe replikoi me mesazhe me Spiropalin, Fevziu më pas flaku celularin e tij në shenjë irritimi.

Por nuk mbaroi me kaq? Ai tha se disa njerëz e harrojnë nga vijnë, por pavarësisht përpjekjeve nuk mund ta blejnë të shkuarën e tyre, duke iu referuar në këtë rast politikanës socialiste.

Bardhi: Ti na trego çfarë të shkruajti dhe çfarë replikove

Fevziu: Ishte diçka që ishte shumë pak dinjitoze për dikë që merret me politikë, por nuk po reagoj tani meqë ishte një komunikim privat. Ka një psikozë në politikën shqiptare, që janë njerëz normal, dhe kur marrin pushtet, i kap deliri, dhe harrojnë nga vijnë dhe kush janë. Asnjëri nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij.

Vetë Spiropali ka zgjedhur që të mos iu përgjigjet pyetjeve të Bardhit, por as interesimit të Fevziut, nëse qëndrojnë akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD-së, se socialistja ka pasur takime apo biseda me Pëllumb Gjokën. Koha të cilës i referohet Bardhi është ajo kur Spiropali ishte drejtuese politike e socialistëve për qarkun e Shkodrës.

Zjarr Tv Ad