Fatmir Xhafaj pranon ftohjen e marrëdhënieve me Ramën: Sot jemi ndryshe

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pranuar ftohjen e marrëdhënieve me Kryeministrin Edi Rama që prej zgjedhjeve të vitit 2021.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, deputeti Fatmir Xhafaj foli për raportin mes tij dhe Kryeministrit, për të cilin tha se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar kohët e fundit që prej ngritjes së Komisionit Parlamentar Antikorrupsion, që drejtohet pikërisht nga Xhafaj.

“Kam pasur një periudhë që ka qenë një komunikim minimal, për të mos thënë… Ishte një proces që ishte ndërtuar midis nesh para zgjedhjeve të 2021, nuk kishim komunikim të shpeshtë, ose kishim komunikim të rrallë. Për momentin ka një marrëdhënie ndryshe për shkak të komisionit, dhe vetëm për komisionin.

Kam bërë disa biseda të gjata me të për komisionin, ai më ka dëgjuar me shumë vëmendje, më ka pyetur si funksionon qeveria, si i mendon ti këto çështje që kemi ne, në fund më ka thënë ok po të ftoj ta marrësh përsipër ti këtë.

I kam thënë, po të pyes këtë gjë do ta bëjmë kështu? Ka thënë po. Ke tabu? Se mund të vijë opozita, mund të vijnë ekspertët. Më tha kam vetëm një gjë, jeni të lirë të ndryshoni çdo gjë, dy gjëra kërkoj: Të ftohem të debatoj me ju dhe e dyta nëse do vendosni një gjë të jetë e certifikuar nga BE”, është shprehur Fatmir Xhafaj për raportin e tij me Kryeministrin Edi Rama.

Zjarr Tv Ad